Merrni çadrat me vete, si parashikohet moti për këtë të premte
Lajmifundit
/
16 Maj 2025, 08:10
Aktualitet
Kjo javë do të mbyllet me reshje shiut, të cilat do të vijojnë gjatë gjithë ditës së sotme.
Temperaturat kanë shënuar ulje, teksa këtë mëngjes kanë arritur në 6 gradë Celsius. Vlerat maksimale pritet të arrijnë në 23°C .
Era do të fryjë me shpejtësinë maksimale 55 km/h, duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.