Ngacmoi s*ksualisht dy nxënëse, Prokuroria nis hetimet për mësuesin 55-vjeçar në Librazhd!

Aktualitet

Ngacmoi s*ksualisht dy nxënëse, Prokuroria nis hetimet për

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur hetimet ndaj Fatmir Hoxhës, mësues në Prrenjas, i cili është kallëzuar nga drejtori i shkollës, se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse.

"Fatmir Hoxha akuzohet veprën penale “Ngacmimi seksual” kundër fëmijëve, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal, pas referimit të informacionit nga Komisariati i Policisë Librazhd, se më datë 16.04.2025, shtetasi V.A, drejtor i shkollës “Sali Halili”, në fshatin Rrajcë, Prrenjas ka kallëzuar faktin se i kishin ardhur informacione se shtetasi Fatmir Hoxha, mësues i lëndëve “Histori-Gjeografi në shkollën vartëse “Ali Hana”, në fshatin Skënderbej, Prrenjas, kishte ngacmuar seksualisht dy nxënëse të tij në klasën e VIII dhe në klasën e IX.

Pas marrjes së informacionit, janë kryer menjëherë veprimet e para procedurale dhe hetimore nën drejtimin e prokurorit të çështjes, ku janë pyetur punonjës të shkollës ku dyshohet se është kryer vepra penale, prindër të viktimave të mitura, janë administruar përmes këqyrjes dokumente të mbajtura nga ana e stafit administrativ të shkollës në fjalë, si dhe vendimi për pezullimin nga detyra të shtetasit Fatmir Hoxha.

Si rezultat i këtyre veprimeve paraprake hetimore është krijuar dyshimi se shtetasi Fatmir Hoxha, duke shfrytëzuar detyrën e tij si mësues dhe faktin që në klasat e viktimave të mitura nuk ka patur shumë nxënës të tjerë, pasi krijonte situata ku ato të gjendeshin vetëm, ka kryer sjellje me natyrë ngacmuese seksuale kundrejt tyre. Në kushtet e dyshimeve të krijuara si më lart, është bërë shpallja në kërkim e shtetasit Fatmir Hoxha, i cili nuk është gjetur në ambientet e banesës së tij", njofton prokuroria.

Veprimet e rënda janë vënë re nga kolegët e tij të cilët më pas e kanë referuar ngjarjen në drejtorinë e shkollës. Ka qenë drejtori i shkollës ai që ka denoncuar në polici 55 vjeçarin Fatmir Hoxha. Ky i fundit sapo ka mësuar hetimet ndaj tij ka tentuar të arratiset, por është ndaluar nga efektivët në aeroportin e Rinasit. Ndërkohë policia ka marrë në pyetje nxënëset në prani të psikologut të cilat janë në gjendje të rënduar psikologjike. Nga ana tjetër gjatë marrjes në pyetje prindërit e vajzave kanë deklaruar se nuk kanë pasur dijeni për ngjarjen.

Gjatë veprimeve të para hetimore gjithashtu është marrë në pyetje mësuesi 55 vjeçar i cili ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave ndërkohë është shprehur se po largohej nga Shqipëria për çështje personale.

ME TE LEXUARAT