“Me Danjën mund të jemi shoqe shumë të mira”/Loredana për banorët: Rozana më ka lënduar, Livia mund të
E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë Loredana Brati. Ish-banorja përfundoi rrugëtimin e saj në gjysmëfinalen e edicionit të katërt, ka zbuluar gjithçka rreth rrugëtimit të saj dhe jo vetëm.
Cili është personazhi që e ka surprizuar për mirë dhe cili i ka lënë një shije të keqe gjatë qëndrimit të saj në BBV?
Livia, mund të kishte dhënë më shumë pavarësisht se nuk kemi patur relatat më të mira kur kemi qenë brenda, por Livia e ka nsiur shumë bukur rrugëtimin. E shikoja dhe thoja që nuk bëj dot si kjo, kishte goxha logjikë dhe mendoj se mund të kishte bërë shumë më mirë. Ndërsa pastaj për të kundërtën mund të them Laerti, mendoja se mund të bënte dhe shumë herë më mirë.
Cilin raport do të donte Loredana të rregullonte tani që ky edicion po përfundon?
Me Danjën ndoshta, kemi pasur goxha gricje por besoj se jashtë me Danjën mund të jemi shoqe shumë të mira. Jo vetëm për shkak të lojës kanë qenë edhe disa muhebete vajzash. Unë prisja nga Danja që të ishte pak më shoqe në disa momente kur ajo ka dashur për lojë që të dilte të më sulmonte. Por mendoj se ka qenë e justifikuar shumica nga pjesa e lojës edhe nga pjesa si vajza-vajzës.
A ka qenë Loredana e sinqertë 100% me të gjithë?
Po, unë vërtet ndërtoja raporte reale me njerëzit nëse ti më vrisje aq shumë siç ka bërë Rozana, unë nuk do të vija aq shumë nga mbrapa. Vërtetë brenda meje isha e lënduar pavarësisht se shkaku që ishim brenda një shtëpie, kishte momente që ne do të rrinim dhe do qeshnim bashkë por prapë unë një afrim aq të madh me Rozanën nuk do ta kisha sepse vërtetë më kishte lënduar shumë.