Sekuestrohen disa pasuri të paluajtshme në Elbasan, ja kush është pronari, i dënuar në Britani për...
Me kërkesë të Prokurorisë Elbasan, janë konfiskuar garazhe dhe një apartament, të personit me inicilaet L.C, pasi kanë qenë me prejardhje nga veprimtaria kriminale në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai u shpall fajtor për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1 i Kodit Penal dhe iu konfiskuan tre pasuri të paluajtshme, të cilat ndodhen në qytetin e Elbasanit.
"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në përfundim të gjykimit të procedimit penal nr.713, viti 2023 për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit L.C, konfiskoi pasuritë e mëposhtme:
pasuria e paluajteshme e llojit “Apartament”, në qytetin e Elbasanit, asuria e paluajteshme e llojit “Garazh”, në qytetin e Elbasanit, pasuria e paluajteshme e llojit “Garazh”, në qytetin e Elbasanit", njofton prokuroria.