Një viktimë dhe 5 të plagosur, arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin me vdekje në Levan

Aktualitet

Një viktimë dhe 5 të plagosur, arrestohet shoferi që

Policia ka vënë në pranga Ilir Pujo, 56 vjeç, nga Tirana, si përgjegjës për aksidentin tragjik të ndodhur më 6 gusht në rrethrrotullimin e fshatit Levan, ku një person humbi jetën dhe pesë të tjerë u plagosën.

Sipas njoftimit zyrtar, Pujo ishte duke drejtuar automjetin që përplasi mjetin e K.B., 51 vjeç, banues në Peqin, i cili ndërroi jetë si pasojë e goditjes.

Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe vetë drejtuesi Pujo dhe katër pasagjerë nga të dyja automjetet. Dy prej të plagosurve u mjekuan dhe janë kthyer në banesë, ndërsa të tjerët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia thekson se hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit dhe përgjegjësive përkatëse. Ndaj të arrestuarit rëndon akuza për shkaktim aksidenti me pasojë vdekjen dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

ME TE LEXUARAT