‘Nuk do t’i gjeni asnjë gjurmë’, pas kërcënimeve të Berishës, selia e PS rrethohet nga oficerë të policisë

Aktualitet

‘Nuk do t’i gjeni asnjë gjurmë’, pas

Është e dyta herë radhazi që Policia e Tiranës nuk merr përsipër garantimin e zhvillimit të protestës, përkthyer kjo në përgjithësi direkte nga organizatorët.

Nisur nga përvoja e 3 protestave të fundit kombëtare të PD-së, 24 janar, 10 dhe 20 shkurt, me bomba molotovë, gurë e fishekzjarrë, shumica e të cilave shënjestruan uniformat blu, policia nuk e aprovon.

Selia e Partisë Socialiste është rrethuar nga forca të policisë. Marrja e masave vjen pas kërcënimeve të vazhdueshme të Sali Berishës, i cili drejtuar PS dhe Edi Ramës, ka thënë se do t’i zhdukë selitë e PS që nga protesta e fundit e zhvilluar më datë 20 shkurt.

Berisha pretendoi se selia e PD është sulmuar brutalisht me urdhër të Ramës dhe për këtë ai ka paralajmëruar ‘hakmarrje’./Shqiptarja

 

 

ME TE LEXUARAT