Përfshihet nga flakët pylli me pisha në Mirditë, terreni thepisur vështirëson ndërhyrjen e forcave
Lajmifundit
/
7 Gusht 2025, 20:31
Aktualitet
Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Vjollcë të Mirditës.
Flakët janë favorizuar edhe nga era e fortë dhe kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me pisha.
Gjithashtu forcat zjarrfikëse janë nisur drejt zonës, por ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit të thepisur. Pavarësisht përpjekjeve të pandërprera, flakët nuk janë izoluar