Po rregullonte mjetin, humb jetën fermeri në Fier
Lajmifundit
/
18 Prill 2025, 11:37
Aktualitet
Një ngjarje tragjike është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Daullas, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta.
Viktima, banor i zonës, është gjetur pa shenja jete nga fqinjët, poshtë rrotës së zetorit të tij.
Dyshohet se ai ka qenë duke kryer punime për riparimin e mjetit bujqësor në momentin e aksidentit.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e sakta të kësaj ngjarjeje të rëndë.