Rama "shkarkon" gjithë ministrat dhe u jep pushime, ja kur do të mësohen emrat e qeverisë së re
Qeveria ka marrë zyrtarisht pushimet. Edhe pse u njoftua si një mbledhje pune, kryeministri Edi Rama iu ka komunikuar sot ministrave të tij se mbledhja e radhës do të jetë në fund të gushtit, dhe nga ky moment mund të nisin pushimet.
Pas një muaji pritet të mësohen edhe emrat e rinj të qeverisë dhe ministrat që do të marrin dhe një mandat tjetër.
Gjatë gjithë kësaj kohe, Rama ka kërkuar efikasitet nga puna e ministrave, duke u kërkuar monitorim në terren të aksionit për lirimin e hapësirave publike, apo asaj që Rama e ka quajtur reformë për zhvillimin e territorit.
Nuk kanë munguar edhe kritikat, ndërsa vetëm në fund të gushtit do të mësohet se si kanë performuar dhe sa e kanë bindur Ramën për të marrë edhe një mandat tjetër.