Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Liderët e kontinentit bisedime në Tiranë, zbulohet programi i plotë

Aktualitet

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Liderët e kontinentit bisedime

Tirana ka pritur liderët europianë për Samitin e Komunitetit Politik Europian i cili mbahet për herë të parë në vendin ditën e sotme.

Disa prej kryeministrave europianë pritet mbërritën një ditë më parë, teksa të tjerët do t’i bashkohen kryeministrit Edi Rama këtë të premte në bisedime.

Mbërritja e pjesëmarrësve në samit do të jetë përpara Muzeut Kombëtar për t’iu drejtuar godinës së Operës nga ku do të mirëpritën prej kryeministrit Edi Rama.

Më pas të gjithë së bashku do t’i drejtohen ambienteve të ndërtuara enkas për këtë samit pas monumentit të Skënderbeut.

Pjesa ballore e këtij ambienti është veshur me vizatime të nxënësve shqiptarë se si ata e perceptojnë Europën.

Fillimisht, liderët do të mblidhen në një seancë plenare dedikuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës.

Më pas, do të zhvillohen tri tryeza të nivelit të lartë mbi temat: siguria e Evropës dhe qëndrueshmëria demokratike; konkurrueshmëria dhe siguria ekonomike përfshi sfidat e lëvizshmërisë si dhe fuqizimi i të rinjve.

Programi i plotë:

Programi i samitit nis në orën 10:00 me mbërritjen e delegacioneve dhe deklaratat për media, pasuar nga ceremonia zyrtare e hapjes në orën 11:00 dhe fotografia familjare në orën 11:30.

Më pas, do të zhvillohen sesioni i parë plenar, një drekë zyrtare dhe tryeza tematike. Pasdite do të ketë takime dypalëshe mes krerëve të delegacioneve dhe një sesion përmbyllës plenar.

Ngjarja do të mbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 18:30 nga Kryeministri i Shqipërisë dhe Kryeministri i Danimarkës, vendi pritës i samitit të ardhshëm.

 

 

ME TE LEXUARAT