Sekuestrohen 24 çadra dhe shezlongë të vendosur pa leje, procedohet 39-vjeçari në Vlorë

Aktualitet

Sekuestrohen 24 çadra dhe shezlongë të vendosur pa leje,

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, për të liruar hapësirat e destinuara si plazhe publike janë sekuestruar 24 çadra dhe shezlongë, të vendosura pa lejen përkatëse në Radhimë.

Lidhur me këtë rast është proceduar penalisht 39-vjeçari O. R. Ndërkohë kontrollet vijojnë pa ndërprerje, në të gjithë vijën bregdetare të qarkut.

“Qarku Vlorë/Kontrolle të përditshme, në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë”, për të liruar hapësirat e destinuara si plazhe publike.Kontrollet, nga shërbimet e DVP Vlorë dhe shërbimet e komisariateve në varësi të saj, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit.

Si rezultat, u lirua një hapësirë në Radhimë, e zënë me 24 çadra dhe shezlongë, të vendosura pa lejen përkatëse.

Për këtë rast u procedua penalisht, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, shtetasi O. R., 39 vjeç.Gjithashtu, u sekuestruan çadrat dhe shezlongët. Kontrollet vijojnë pa ndërprerje, në të gjithë vijën bregdetare të qarkut. Policia e Vlorës apelon për pronarët/administratorët e lokaleve që ushtrojnë aktivitet buzë vijës bregdetare, që të mos zënë hapësira publike në plazhe, pasi do të përballen me sanksionet penale dhe administrative që parashikon ligji”, thuhet në njoftimin e Policisë.

ME TE LEXUARAT