Shembet masivi i dheut teksa hapej një pus, humb jetën tragjikisht punëtori në Gramsh! Arrestohet shoferi i fadromës

Aktualitet

Shembet masivi i dheut teksa hapej një pus, humb jetën tragjikisht

Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në Gramsh ditën e sotme, pasi është zënë poshtë nga një masiv dheu.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Tervol, ku gjatë punës me fadromë, për hapjen e një pusi, ka rrëshkitur një masiv dheu dhe ka rënë mbi shtetasin me iniciale H. D., 58 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i fadromës, shtetasi me iniciale S. B., 51 vjeç, është shoqëruar në Komisariat.

"Gramsh/Informacion paraprak Në fshatin Tervol, dyshohet se gjatë punës me fadromë, për hapjen e një pusi, ka rrëshkitur një masiv dheu dhe ka rënë mbi shtetasin H. D., 58 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i fadromës, shtetasi S. B., 51 vjeç, është shoqëruar në Komisariat. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit", njofton policia.

 

 

 

ME TE LEXUARAT