Stuhi shiu në Tiranë, rrëzohen pemët, shemben anësoret e rrugëve
Stuhia tropikale e paralajmëruar që do të prekte sot vendin ka goditur pak momente më parë edhe kryeqytetin.
Era e fortë ka prekur Tiranën, ndërsa objektet në ambientet e jashtme si çadra, karrige dhe të tjera janë rrëzuar.
Po ashtu, një pemë është thyer pranë zonës ku ndodhet Ambasada amerikane.
Shiud he era e forte ka krijuar veshtiresi ne levizje duke u bere shkak per trafik automjetesh ne disa akse.
Ne zonen e pallatit me Shigjeta raportohet se anesoret e rruges ne Ure jane prishur nga era duke erene ne rrugen poshte saj e duke penguar automjetet.
Sipas parashikimit të motit, herë pas here do të priten rrebeshe shoqëruar me stuhi të forta ere.
Orët e pasdites do të vijojnë me vranësira dhe shira të dendura duke rrezikuar përmbytje në disa qarqe të ultësirës perëndimore.