Tentoi të kalonte doganën e Kakavijës me rreth 29 mijë euro të pa deklaruara, e pëson 43-vjeçari

Aktualitet

Tentoi të kalonte doganën e Kakavijës me rreth 29 mijë euro

Një 43-vjeçar është proceduar penalisht, pasi tentoi të nxirrte nga Shqipëria, 28 650 euro të pa deklaruara. 

"Tentoi të nxirrte nga Shqipëria, 28 650 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 43-vjeçari. Sekuestrohet shuma e parave.
Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit F. R., ku u gjetën 28 650 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin F. R., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.", sqaron policia.

ME TE LEXUARAT