Bisedat e Sky Ecc për një ton drogë, kush është ish-shefi i krimeve, i shpallur në kërkim nga SPAK
SPAK ka goditur një grup kriminal të tafikut të drogës nga Amerika Latine, ndërsa lëshoi 13 urdhër arreste, mes tyre zyrtarë policie, Erjon Dani, ish shef krimesh ne Tirane.
Gjatë aksionit të SPAK në Shkodër u arrestuan 8 persona, ndërsa në kërkim u shpallën 5 të tjerë. Mes personave të shpallur në kërkim është edhe ish-oficeri i policisë Erjon Dani.
Ish-zyrtari Erion Dani ka ushtruar detyrën edhe e shefit të krimeve në komisariatin 3 në Tiranë, por ka disa kohë qe është larguar nga policia.
Vendimi mësohet se lidhet me operacionin “Ura”. Grupi kriminal trafikonte drogë nga Amerika Latine.
Hetimi ka dokumentuar disa raste te trafikimit të drogës nga 850 deri në 1000 kilogram.
Aksioni ka nisur në orën 5 të mëngjesit, ndërsa urdhrat janë firmosur nga prokurori Adnan Xholi. Goditja e grupit kriminal ka ardhur pas zbërthimit të komunikimeve në SkyEcc