E ngarkuara me punë e SHBA Van Horn: Procesi i zëvendësimit të Altin Dumanit të jetë i paanshëm

Aktualitet

E ngarkuara me punë e SHBA Van Horn: Procesi i zëvendësimit

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn, ka marë pjesë sot në konferencën rajonale të OSBE-së, ku ka folur mes të tjerash edhe për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të SPAK.

Gjatë fjalës së saj, VanHorn theksoi se procesi i zëvendësimit të Altin Dumanit, duhet të jetë i paanshëm transparent dhe i lirë nga ndikimet e jashtme.

“SPAK-u është aq efektiv sa pavarësia e tij për të ndjekur kriminelët, pavarësisht se me kë janë të lidhur. Edhe SPAK-u i nënshtrohet ligjeve të Shqipërisë. Bazuar në ligj, Z. Dumani, sado efektiv që ka qenë, do të zëvendësohet, sepse mandati i tij ka përfunduar.

"Ata që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë të vazhdojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, janë shumë të interesuar për këtë proces dhe do ta ndjekin nga afër. Shtetet e Bashkuara presin integritet në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Posaçëm", tha ajo.

ME TE LEXUARAT