Vrasja e Ilaria Sulës, zbardhet dëshmia e nënës së Mark Samson: Më dukej si demon, ishte i frikshëm!

Aktualitet

Vrasja e Ilaria Sulës, zbardhet dëshmia e nënës së Mark

Detaje tronditëse vijojnë të dalin nga vrasja e Ilaria Sulës nga ish i dashuri i saj filipinas Mark Antony Samson.

Mediat italiane shkruajnë se nëna e të riut, Nors Man Lapaz ka thënë para prokurorëve pasi kishte kryer krimin, djali kishte shkuar tek ajo tepër i frikësuar, madje ajo thotë se ai ishte bërë si një demon.

“Më hapi derën, fytyra e Markut nuk ishte e tij. Ai ishte skuqur, dridhej fort, i frikshëm, më tha nuk kam fjetur, nuk kam ngrënë…. E tha si të ishte një demon, kisha frikë se mos më bënte keq edhe mua”, tregoi nënë e tij para prokurorëve më 7 prill. 

Nëna e Markut po ashtu po hetohet për bashkëpunim në fshehjen e kufomës. Ajo gjithashtu tregon se djali i kishte thënë se nëse nuk do ta kishte vrarë ai Ilaria Sulën, dikush tjetër do ta vriste Markun.

“I thashë ‘qetësohu’ dhe ai dridhej dhe tha ‘mami…mami!! I thashë “dashuri, çfarë ke bërë?” Dhe ai më tha në filipinisht ‘po të mos e kisha bërë, do të më kishin vrarë’ si për të thënë që nëse ajo nuk do të vdiste, ai do të kishte vdekur”, ka treguar gruaja para prokurorëve.

ME TE LEXUARAT