"Nuk je shembull për të fituar BBVIP4, ke shumë të meta"/ Laert Vasili fyen sërish lojën e Gjestit para finales!
Një ditë më parë, Vëllai i Madh i vendosi katër finalistët e këtij edicioni të “Big Brother VIP 4” përballë njëri-tjetrit. Rozana, Laerti, Gjesti dhe Egli do të argumentonin se pse kundërshtarët e tyre në këtë garë nuk duhet që të fitojnë çmimin e madh.
Sipas Laertit, Gjesti nuk duhet të fitojë BBV 4: Përsa i përket lojës shumë të rëndë që ka bërë, nuk jam fare dakord. Ka bërë një lojë që të çonte drejt Zarfeve të Zinj. I pamëshirshëm, madje edhe me personin që u vetëflijua për të. Unë jam për fair play, nuk jam për të masakruar tjetrin. Mbase edhe unë po të isha në moshën e tij, ndoshta dhe unë mund të kisha vepruar ndryshe. Sa për Gjestin, për mua nuk duhet t’a fitojë se formati quhet BB VIP dhe nuk është shembulli për të qenë personazhi që përfaqëson njeriun më të rëndësishëm për 2025 në produksinon më të madh në shqiptari.
Sepse ka shumë të meta, i kemi thënë gjatë prime-ve, e meta kryesore është që gjatë garës ka qenë thjesht në skemën e lojës. Tani nga fundi ka treguar vetitë e tij njerëzore. E diçka që ka një avantazh se të tjerët që hynë në ditën 1 këtu, Gjesti ka hyrë në ditën e 61. Hynte në një lojë që e kishte të mirë studiuar dhe kjo solli një robotizim në veprimet e tij, që vinte të ngacmonte deri aty ku nuk mbaje dhe pastaj qeshje. Edhe nëse ti reagoje, reagoje me sjelljen e një Zarfi të Zi për veten tënde. Përsa i përket anës me gjininë tjetër, është faktuar tani që Gjestit i duhet një vajzë të eci përpara, me atë të provojë të gjithë spektrin e ngjyrave.
E në fund të thotë ‘ishte lojë, e kam bërë për vete’. Mund të karakterizohet si një lojtar që luan shumë rëndë, jashtëzakonisht rëndë. Të nxjerr me këmbë të thyera nga fusha, nëse fiton, unë nuk jam për këtë fitore. Ne këtu jemi për të përcjellë edhe disa mesazhe jashtë.