E rëndë në Turqi/ I riu vret të fejuarën pasi mbeti shtatzënë nga përdhunimi

Bota

E rëndë në Turqi/ I riu vret të fejuarën pasi mbeti

Një krim i rëndë ka tronditur opinionin publik në Turqi, ku një 18-vjeçare shtatzënë, Oya Budak, u vra nga ish-i fejuari i saj, Samet A., në një rast që po cilësohet nga mediat si një “vrasje nderi”.

Ngjarja ndodhi në Stamboll, ku e reja, që ishte 5.5 muajshe shtatzënë, u qëllua me armë zjarri në gjoks dhe në vesh, pas një takimi që kishte me 19-vjeçarin, i cili më herët kishte abuzuar seksualisht me të. Sipas raportimeve të Ekol TV, Oya kishte shkuar në takim e shoqëruar nga vëllai i saj 13-vjeçar, ndërsa autori kishte kërkuar të fliste me të. Gjatë takimit, në rrethana që po hetohen, Sameti nxori armën dhe e qëlloi disa herë, duke e lënë të plagosur rëndë.

Pas ngjarjes, 19-vjeçari u largua me makinën e të atit, ndërsa banorët e zonës lajmëruan policinë. E reja u transportua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por mjekët nuk arritën të shpëtonin as Oyan dhe as foshnjën që priste.

Autori u kap më pas në shtëpinë e xhaxhait të tij dhe u arrestua. Ai u shoqërua në prokurori, ku gjatë daljes para gazetarëve refuzoi të shfaqë pendesë. Kur një gazetar e pyeti pse e kishte vrarë Oyan, përgjigjja e tij ishte e ftohtë dhe e dhunshme: “Nuk pendohem, largohu!”

ME TE LEXUARAT