Pas 15 vitesh SHBA goditi centralin bërthamor iranian në Fordo! DETAJE nga Operacioni “Çekani i Mesnatës”

Bota

Pas 15 vitesh SHBA goditi centralin bërthamor iranian në Fordo! DETAJE

Pas më shumë se 15 vitesh planifikime amerikane intensive, ushtria amerikane ka bërë një operacion të rrezikuar ndaj objektivit bërthamor iranian në Fordo.

Gjenerali Dan Caine, shefi i Shtabit të Përbashkët të SHBA-së, e cilësoi sulmin si “kulmin” e punës së gjatë dhe të forcave amerikane në kuadër të operacionit të koduar “Çekani i Mesnatës”.

Sipas Caine, armët e tjera në këto sulme ishin të dizajnuara me kujdes për të siguruar suksesin e sulmit. Një nga elementët kyç ishte zhvillimi i një bombe speciale “bunker-shkatërruese”, e krijuar për të depërtuar mbrojtjen e fortë të Fordos, i cili ndodhet nën një masë malore.

Gjenerali bëri me dije se një oficer i Agjencisë Amerikane për Reduktimin e Kërcënimeve të Mbrojtjes kishte studiuar centralin përplot 15 vite, duke e parë me detaje, me qëllim realizimin e operacionit komplekse.

Sulmi u krye më 22 qershor dhe shënon një moment historik në strategjinë amerikane ndaj centraleve bërthamore.

 

ME TE LEXUARAT