Shqiptarët ndihmojnë të prekurit nga tërmeti në Kretë me ujë dhe ushqime
Lajmifundit
/
4 Tetor 2021, 20:40
Bota
Emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Kretë tregojnë solidaritetin e tyre me qytetarët grekë të goditur nga tërmeti në zonën Arkalochori.
Mediat greke shkruajnë se Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë iu përgjigj që në momentin e parë thirrjes së autoriteteve për të ofruar ndihmë për të prekurit e tërmetit.
Në të njëjtën kohë, një delegacion i shoqatës ditën tjetër të tërmetit me magnitudë 5.8, të hënën e kaluar ishte në zonën e prekur.
Nga goditja e fortë e javës së kaluar humbi jetën një person në Greqi dhe disa të tjerë u plagosën, ndërsa lëkundjet vijojnë akoma në zonë, por me magnitudë të vogël.