Trump hedh poshtë raportet për një marrëveshje 30 miliardë dollarëshe me Iranin: Qesharake, njerëz të sëmurë

Bota

Trump hedh poshtë raportet për një marrëveshje 30

Donald Trump ditën e djeshme hodhi poshtë raportet e mediave amerikane që sugjeronin se administrata e tij po shqyrtonte një marrëveshje prej 30 miliardë dollarësh për të ndihmuar Iranin të zhvillojë një program bërthamor.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, “ Kush është SleazeBag në MEDIAT E LAJMEVE TË RREME që thotë se ‘Presidenti Trump dëshiron t’i japë Iranit 30 miliardë dollarë për të ndërtuar objektet bërthamore jo ushtarake’. Nuk kam dëgjuar kurr për këtë ide qesharake ".

“Është thjesht një tjetër mashtrim i publikuar nga lajmet e rreme për të poshtruar. Këta njerëz janë të SËMURË!!!, shtoi udhëheqësi i MAGA-s.

Raportet për këtë propozim, të cilat u raportua fillimisht nga CNN, se administrata Trump kishte shqyrtuar mundësinë e ofrimit të stimujve ekonomike për Iranin në këmbim të ndalimit të pasurimit të uranit.

Nëse ky propozim është i vërtetë, do të përbënte një ndryshim të madh në politikën e Trump, pasi gjatë mandatit të tij të parë, ai tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 që ishte arritur nga administrata e Barack Obama.

ME TE LEXUARAT