Zjarret rrezikojnë repartin ushtarak në Maliq
Lajmifundit
/
28 Qershor 2025, 16:43
Aktualitet
Diten e sotme vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme në afërsi të ish-repartit ushtarak të tankeve në Klocë në bashkinë e Maliqit.
Burimet raportojne se flakët e po përhapen edhe në sipërfaqe të tjera me bimësi të ulët mbi ish repartin ushtarak ndërkohë që pritet ndërhyrja e forcave të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Maliq e asaj të Korçës.
Vatra e zjarrit janë shfaqur pasditen e sotme edhe në afërsi të fshatit Mborje por që për fatin e mirë janë izoluar shpejt nga shërbimi zjarrfikës.
Një ditë më parë bashkia e Korçës ka kërkuar të bëhet kujdes në këto temperatura shume te larta.