Trump i sëmurë? Shtëpia e Bardhë jep detaje

Bota

Trump i sëmurë? Shtëpia e Bardhë jep detaje

Këto foto e video me këmbë të fryra të presidentit amerikan dhe mavijosje të duarve që qarkulluan në rrjetet sociale, detyruan Shtëpinë e Bardhë që të dalë me anë të një deklarate zyrtare mbi shëndetin e Donald Trump.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se shefi i Shtëpisë së Bardhë iu nënshtrua testeve mjekësore, duke cituar dhe konkluzionin e mjekut të Presidentit për atë çfarë është konstatuar pas këtyre kontrolleve.

“U zbulua pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje beninje dhe e zakonshme, veçanërisht tek individët mbi moshën 70 vjeç. Është e rëndësishme të theksohet se nuk kishte prova të trombozës së thellë të venave ose sëmundjes arteriale. Presidenti gëzon një shëndet të shkëlqyer”,tha Leavitt.

Leavitt komentoi gjithashtu mbi fotot që qarkullojnë në internet që tregojnë mavijosje të vogla në pjesën e pasme të dorës së presidentit, duke ia atribuar ato acarimit të lehtë të indeve të buta të shkaktuara nga shtrëngimet e shpeshta të duarve, plus aspirinë që përdor si regjim standard parandalues kardiovaskular.

ME TE LEXUARAT