“Arritëm 12 milionë turistë”, Rama në Lezhë: Synimi ynë cilësia, jo sasia

Politikë

“Arritëm 12 milionë turistë”, Rama në

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në një zonë bregdetare të Lezhës, ku foli për investimet që do të bëhen aty.

Rama u ndal te turizmi, duke thënë se Shqipërisë nuk i duhet vetëm sasia e turistëve që do të vijnë, por edhe cilësia.

“Ndjesë se ju jeni përballë diellit dhe ky diell, edhe pse frynë, është goxha goditës. Kështu që nuk do t’ju mbaj gjatë. Dua realisht t’ju them se jam mirënjohës që jam këtu me ju.

Më vjen mirë që mu dha mundësia të shoh një copëz të këtij bregdeti që nuk kisha qenë ndonjëherë. Do nënvizoj atë që tha kryetari i bashkisë, që posaçërisht vitin e fundit, ne po shohim projekte ambicioze që na vijnë nga kjo zonë dhe me iniciativën e njerëzve të këtyre territoreve.

Siç tha edhe Pjerini, është vërtet mbresëlënëse të mendosh që pikërisht në këtë territor, ku modeli i zhvillimit të turizmit ishte ai që trashëguam, një model i prapambetur dhe problematik, që e sheh kur shkon në Shëngjin dhe sheh kontrastin çfarë u bë me të shkuarën dhe çfarë u bë më pas.

I lë vendin një modeli tjetër. Këtu po punojnë disa arkitektë. Padiskutim që kur ato projekte të dalin në sipërfaqe, vlera e këtij bregdeti, vlera e këtyre territoreve, por edhe vlera e shtuar që do të sjellë turizmi për Lezhën do të jetë ku e ku më lartë se sot.

Është shumë e rëndësishme të kuptohet që gara jon, sot dhe për të nesërmen është për cilësinë, jo për sasinë. Ne arritëm vjet në 12 milionë turistë. Kjo është një shifër që do rritet ende. Por nuk na duhet kjo.

Ne na duhet që këtë sasi ta mbajmë, por ama ta fuqizojmë nga pikëpamja e vlerës që na sjell me cilësinë. Na duhet që të ndërtojmë dhe të krijojmë hapësira për turistët që konsumojnë më shumë. Dhe në këtë bregdet janë mundësitë për t’i harmonizuar që të dyja. Prandaj jam i inkurajuar nga këto projektet e reja, sepse janë [projekte që tregojnë cilësinë”, tha ndër të tjera Rama.

ME TE LEXUARAT