“Kishte art tek shpulla, u duk si hero…”, gazetarja për situatën mes Jozit dhe Gjestit: Disa e mbështetën

Showbiz

“Kishte art tek shpulla, u duk si hero…”, gazetarja për

Gazetarja Klotilda Harka, ishte e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldon Sharkën.

Ajo ka komentuar rreth banorëve të edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, si dhe dinamikat e ndodhura së fundmi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Si e ke parë ti shuplakën e Jozit ndaj Gjestit, jo nga ana morale, se biem dakord që dhuna duhet dënuar, por nga ana e një njeriu që merret me showbiz, në aspekt audience dhe mediatike?

Në fund të fundit, ajo ishte një shpullë, nuk ishte një grusht. Ne si shqiptarë kemi parë shumë shpulla në filmat artistikë shqiptarë të kohës së komunizmit.

Në parlament po e po, se ka dhe shpartallime dhe më të fuqishme dhe më agresive. Në këtë aspekt, duke u bërë me kast, mënyra se si ai e bëri, kishte një lloj arti brenda asaj shpullës që ai bëri.

Dhe ndoshta u duk si një lloj heroi, se pati njerëz që dhe e mbështetën dhe e pëlqyen.

ME TE LEXUARAT