Pse s`reagove kur Jozi e grushtoi Gjestin, kjo është përgjigja e Rozana Radit
Lajmifundit
/
18 Prill 2025, 14:37
Showbiz
Finalistja e Big Brother VIP Albania 4, Rozana Radi, sqaroi mbrëmë arsyen pse nuk reagoi menjëherë kur Jozi Marku goditi Gjestin me shuplakë gjatë gjysmëfinales live.
E pyetur nga prezantuesja Bieta Sulo, Rozana tha se nuk e kishte kuptuar menjëherë çfarë kishte ndodhur, pasi ishte pas Jozit dhe nuk e pa momentin direkt.
“U mpiva komplet, nuk e pashë atë momentin… kur pashë fytyrën e Gjestit, e kuptova që ishte serioze”, tha ajo.
Ajo shtoi se fillimisht mendoi se situata ishte pjesë e ndonjë skenari për show, pasi Jozi dhe Gjesti dolën duke qeshur pas incidentit.