"Mbyllim negociatat brenda 2027-ës"/ Rama konferencë me Presidentin e KE, tregon premisat e anëtarësimit!
Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë me Presidentin e KE, Antonio Costa.
“Mirëmbrëma presidenti i KE, sigurisht që kjo është kënaqësi e veçantë për ne, personalisht është kënaqësi që të ritakohem me presdidentinm, që është mik i dashur dhe shumë i mençur. Shumë faleminderit, ne jemi këtu sot, pasi presidenti ka vizituar të gjithë rajonin, është ndalur në Tiranë, nesër do të jetë i pranishëm në samit.
Diskutuam për të dyja aspektet që na lidhin me KE dhe BE, për aspektin e procesit tonë të rrugës drejt anëtarësimit.
Sot, Shqipëria është zyrtarisht në tryezën e negociatave, synojmë t’i hapim kapitujt brenda vitit. Plani i përbashkët me KE dhe i mbështetur nga vendet anëtare, të arrijmë t’i mbyllim negociatat në 2027. Është plan shumë ambicioz”, theksoi ai.