Nis seanca në Kuvend, betohen tre deputetë të opozitës, Jozefina Topalli jo e pranishme
Lajmifundit
/
16 Shtator 2025, 10:16
Politikë
Në nisje të seancës janë betuar deputetët që nuk arritën të betoheshin në seancën e kaluar.
U betuan sot deputetët Albana Vokshi, Fatmir Mediu dhe Oerd Bylykbashi.
Ndërkohë nuk ishte e pranishme për t’u betuar Jozefina Topalli.
Në seancën e parë të orës 10:00 në rend dite janë miratimi i procesverbalit të seancave plenare të datës 12.9.2025, projektvendimi “Për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të Kuvendit” dhe “Për zgjedhjen e sekretariateve të Byrosë të Kuvendit”.