Marta Kos tregon murin e zgjerimit: Shqipëria po ecën shpejt! Rama: Faleminderit që na rri ‘mbi kokë’
Në Bruksel nisi Konferenca e 6-të ndërqeveritare me Shqiperine dhe Unionin evropian për grupkapitullin Grupkapitullin IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, ku pritet të hapen 4 kapituj të tjerë:
Politika e transportit, Energjia, Rrjetet trans-evropiane, Mjedisi si dhe ndryshimet klimatike. Marta Kos tha se Shqipëria ka ecur me ritëm shumë të shpejtë.
Takimi bashkëdrejtohet nga Marie Bjerre, ministrja për Çështjet Evropiane e Danimarkës, vend që mban aktualisht presidencën e BE-së, dhe kryeministri Edi Rama, i cili udhëtoi drejt Brukselit një ditë më parë.
Më pas në orën 09:15, kryeministri do të mbajë një konferencë për shtyp me ministren daneze dhe me komisioneren e BE-së për zgjerim, Marta Kos.
Kryeministri Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm, para nisjes së takimit, disa foto me Komisioneren e BE për Zgjerim, Marta Kos, ndërsa shkruan se Shqipëria po shënon një ritëm rekord në negociata.
Rama nxjerr foto nga Brukseli: “Padurim për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave me BE”
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një mesazh në rrjetet sociale, duke njoftuar me krenari hapjen e edhe 4 kapitujve të rinj të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Në postimin në Facebook, Rama shkruan:
“MIRËMËNGJES
dhe me padurimin e sotëm për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE, që i shtohen 24 kapitujve të hapur në vetëm 11 muaj, një ritëm rekord, ju uroj një ditë të mbarë”
Me këtë zhvillim, numri total i kapitujve të hapur nga Shqipëria shkon në 28, një arritje e konsiderueshme në një periudhë relativisht të shkurtër.