Samiti në Tiranë, Rama batuta me gazetarët: Shiun në kryeqytet e sollën anglezët
Lajmifundit
/
16 Maj 2025, 10:59
Politikë
Kryeministri Edi Rama teksa po priste liderët që marrin pjesë në Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, nuk la mënjanë as batutat e tij me gazetarët.
“Shiun e sollën anglezët”, dëgjohet të thotë njëri prej gazetarëve, ndërsa Rama e pohon fjalën e tij duke thënë ‘Po po me shi me vete'.
Edhe dje, kryeministri Rama në konferencën e përbashkët me Keir Starmer nuk i kurseu batutat me gazetarët britanikë.
“Gazetarë të nderuar të huaj, shijojeni Tiranën, po luftojmë që nesër të ketë mot shqiptar e jo mot Londre. Nëse do ketë shi, fajin e keni ju”, tha Rama.