A ka refuzuar dikë VIP? Rizarta zbulon se futbollisti i martuar shqiptar i ka…
Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Rizarta Hoxha, ka dhënë një intervistë për “Pushime On Top” me Eni Shehun. Influencuesja ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj personale, por pa përmendur emra.
Rizarta ka zbuluar se ka refuzuar personazhe të njohur të ekranit dhe i fundit ka qenë një futbollist. E pyetur nëse është i martuar, ajo u përgjigj ‘nuk ua them’.
Pjesë nga intervista:
A është bërë ndonjëherë ndonjë djalë i famshëm prej teje? Ke menduar që ‘ky më do vetëm prej Instagram-it, prej famës’?
Jo, shumë pak veta më kanë dashur. Ata që më kanë dashur, më kanë dashur para se të kisha këtë famën.
Cili është testi yt për të kuptuar që një djalë të meriton?
Varet se si sillet me mua në publik, kjo është shumë e rëndësishme. Se të gjithë sillen shumë mirë kur janë vetëm me ty, por pastaj në publik kuptohet gjitha.
A ke refuzuar dikë VIP?
Po, shumë herë, jo vetëm një herë
Kush ka qenë i fundit?
Një futbollist, nuk ua them emrin
Pse, e ke sekret?
Po, mund t’i prishim punë atij
Është i martuar?
Nuk ua them.