Arbenita i ndërron mbiemrin vajzës, duke “zhdukur” çdo lidhje me Feron

Showbiz

Arbenita i ndërron mbiemrin vajzës, duke “zhdukur”

Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka marrë një vendim të papritur në lidhje me vajzën e saj Nina. Ajo ka vendosur që ta regjistrojë të bijën në shkollë me mbiemrin Ismajli, duke hequr kështu mbiemrin Shabani, që është mbiemri i babait të vajzës, reperit Fero.

Sipas asaj që shihet në një postim të Ninas, ajo e ka filluar shkollimin në Dubai, aty ku edhe ndodhet Arbenita për shkak të angazhimeve të saj profesionale.

Arbenita i ndërron mbiemrin vajzës, duke “zhdukur”

Ky veprim vjen në një kohë kur Arbenita dhe Fero janë në proces gjyqësor, meqë Arbenita dyshohet se po ia mohon takimet reperit me vajzën e tyre.

Ky ndryshim mbiemri mund të shihet si një hap i fortë nga ana e Arbenitës për të distancuar vajzën nga babai i saj, duke shkëputur çdo lidhje juridike apo simbolike me të. Situata mbetet e tensionuar dhe në pritje të një vendimi përfundimtar nga gjykata

ME TE LEXUARAT