Bashkëshorti u deklarua si homoseksual, stilistja e famshme thyen heshtjen

Showbiz

Bashkëshorti u deklarua si homoseksual, stilistja e famshme thyen heshtjen

Në një botë ku dashuria shpesh merr etiketime, Diane von Fürstenberg po rishkruan rregullat. 78-vjeçarja e ka bërë të qartë që deklarimi i të shoqit, Barry Diller, si homoseksual, s’ka ndryshuar asgjë në lidhjen e tyre.

Bashkëshorti i saj i 24 viteve tha në mars të vitit 2024, përmes librit të tij me kujtime, “Who Knew” se ishte homoseksual. Në një intervistë me Variety, Diane iu përgjigj pyetjes me shumë mençuri.

“Cili është ndryshimi? S’e kuptoj. Por nuk ndryshon asgjë. Më falni, është një pyetje budallaqe.”

Diane foli edhe për martesën e saj me princin Egon von Fürstenberg, i cili tha se ishte biseksual pas ndarjes së tyre në vitin 1972. Duke përzier humorin me sinqeritetin, ajo tha:

“U martova me dy homoseksualë, mirë? S’e di pse, por për mua nuk janë homoseksualë, kështu që nuk përbën asnjë ndryshim.”

Von Fürstenberg tha se marrëdhënia e saj me Diller nuk ka të bëjë me “mbështetjen” ndaj tij. “Njerëzit e shohin ashtu. Për mua nuk është ashtu. S’e di. Po, e nxita unë ta shkruante librin. Për mua, libri s’ka lidhje me këtë. Është për jetën e tij. Sigurisht, me mua, u hap menjëherë. Për 50 vjet, unë isha i vetmi njeri me të cilin hapej. Më pas shkroi librin.”

Lidhja e tyre i ka tejkaluar gjithnjë përkufizimet tradicionale. Ajo që nisi si miqësi rreth fundit të viteve ’70, u kthye në një histori të papritur. “Ai u bë shpirti im binjak”, tha Diane.

ME TE LEXUARAT