Bebi nr. 2 po vjen, Sofia Richie njofton shtatzëninë
Sofia Richie Grainge dhe bashkëshorti i saj, Elliot Grainge, do të bëhen prindër për herë të dytë.
Sipërmarrësja postoi një foto në rrjetet sociale me barkun e rrumbullakosur, shoqëruar me mbishkrimin: “Rrugës për të nxjerrë këta fëmijë + SRG Atelier”, duke iu referuar linjës së saj të re të veshjeve.
View this post on Instagram
Komentet sigurisht janë përplot urime, por ka edhe pyetje nëse me fjalën “fëmijë” ajo nënkupton që mund të sjellë në jetë “binjakë.”
Sofia dhe Elliot kanë një vajzë, Eloise, e cila erdhi në jetë në maj të vitit 2024 dhe sërish, zgjodhën që ta mbajnë shtatzëninë të fshehtë.
Në një intervistë me Vogue, ajo tha se vendimi i tyre u mor për të mbrojtur shëndetin mendor dhe hapësirën e çiftit.