G-Bani zbulon arsyen e tërheqjes nga Kënga Magjike dhe ndryshimin pas Big Brother
Këngëtari G-Bani rrëfeu në emisionin “Zgjohu me MCN” arsyen e tërheqjes së tij nga Kënga Magjike.
Ai tha se pasi nuk e futën në spotin publicitar, e cilëson normale që do tërhiqej nga Kënga Magjike.
Nuk kam folur me askënd, mbas ndeshjes Shqipëri-Serbi, jam ulur në një lokal dhe krejt i lumtur nga rezultati i ndeshjes shikoj spotin publicitar të Këngës Magjike dhe videot e gjithë artistëve, dhe thashë po unë ku jam.
Sigurisht u mërzita duke pasur parasysh pjesëmarrjen e hershme në festivale. Dhe nuk mu duk që pjesëmarrësit të kishin kohë të barabartë televizive, ndërkohë që të tjerë përsëriteshin disa herë në spot, ishte gabim deklarata ime që nuk kisha qenë fare, por ishte i drejtë vendimi për tu tërhequr, se kur fola me disa dashamirës të mi që nuk donin të tërhiqeshin më thoshin ja ku je, nuk ishte as një sekondë. Ndërkohë që të tjerët përsëriteshin disa herë.
Nuk kam folur me Ardit Gjebrean, nuk më ka kontaktuar. Shyqyr që s’më ka kontaktuar se do ishte një bisedë e sikletshme. Artisti ka nevojë dhe për mbështetjen pozitive përveç për komente negative. Unë krijoj për tu ndjerë unë i plotësuar, pastaj fansat do ta kenë mundësinë të vazhdojnë të më mbështesin.
Nëse do e bënte sërish si eksperiencë Big Brother, G-Bani tha se po të dinte psikologjinë e lojës, do i jepte vetes dhe një shans tjetër.
Besoj se ka qenë një ndihmë shumë e madhe, sa i takon karrierës. Jam rikthyer në vëmendjen e publikut.
Njerëzit të njohin, ajo që ka ndryshuar, është që kupton se përveç këtyre maskarenjve që dalin dhe të ofendojnë, ka dhe shumë njerëz të mirë. Deri para një muaji e pak isha në lidhje, por më doli kokrra e ku.vës.
G-Bani shtoi se nuk është i dashuruar aktualisht, pas dy historive të dështuara gjatë këtij viti.