Katër finalistët zbulojnë kush do donin të fitonte BBV 4 nëse nuk e fitojnë vetë!
Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh i surprizoi katër finalistët e “Big Brother VIP 4”. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri hynë disa nga moderatorët e njohur të Top Channel. Pasi darkuan të gjithë bashkë, katër banorët e këtij edicioni të katërt të reality show-t u vendosën përballë pyetjeve të tyre.
Moderatorja e njohur e emisionit “Fiks Fare”, Xhemi Shehu, bëri një pyetje për të katër finalistët: “Nëse nuk do të fitoje ti, kush do doje t’a fitonte?”.
Laerti u përgjigj menjëherë duke thënë emrin e “Rozanës”.
Edhe Egli e kishte përgjigjen gati duke thënë emrin e “Gjestit”.
Ky i fundit tha emrin e “Eglit”. Ndërkohë Rozana ishte ajo që vendosi që të mos e thoshte direkt emrin për banorin që do donte t’a fitonte nëse nuk e merr ajo çmimin e madh.
“Është njëri që nuk është këtu. Nuk kam nga këta këtu”, u përgjigj fillimisht Rozana.