Goditje e madhe për kombëtaren kuqezi! Mesfushori shqiptar dëmtohet rëndë, del nga fusha me barrelë

Sport

Goditje e madhe për kombëtaren kuqezi! Mesfushori shqiptar

Mesfushori kuqezi, Medon Berisha ka pësuar një dëmtim, në pamje të parë të rëndë, gjatë përballjes mes Lecces dhe Pisas në Serie A.

Futbollisti shqiptar që po kalonte formë të jashtëzakonshme në kampionatin italian është larguar mes lotësh nga fusha, ku u nevojit stafi mjekësorë që ta marrin me barrela, për të kryer ekzaminimet e mëtejshme. Sipas mediave italiane, dëmtimi i Berishës duket të jetëserioz, pasi mendohet të ketë një këputje të muskujve aduktorë.

“Përshtypja fillestare për Medon Berishën është një këputje në muskujt aduktorë”-, thuhet në raportin e një prej mediave italiane.

Në rast se konfirmohet një diagnozë e tillë, Berisha do të jetë jashtë fushës për disa muaj dhe mund të rrezikojë edhe play-offin e Kampionatit Botëror 2026. Berisha ishte mesfushori më në formë këtë sezon, ku zhvilloi 12 paraqitje në kampionatin italian, duke shënuar dy gola dhe dhuruar tre asiste.

 

ME TE LEXUARAT