Sulmuesi që i shënoi Anglisë në Europianin U-21 i bën “presion” Gjermanisë: “Më ka kontaktuar Shqipëria”

Sport

Sulmuesi që i shënoi Anglisë në Europianin U-21 i bën

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Nelson Veiper, gjeti rrugën e rrjetës pak ditë më parë në Kampionatin Europian të U21, duke i shënuar bashkëmoshatarëve të Anglisë me fanellën e Gjermanisë, në një përballje tepër të luftuar. Në një prononcim të dhënë së fundmi për “Kicker”, sulmuesi 20-vjeçar, tregon se është kontaktuar nga drejtuesit e FSHF-së, për t’iu bashkuar Kombëtares Shqiptare, pasi nëna e tij është Shqiptare.

Nelson Veiper, ndër të tjera pohon, se e shikon Shqipërinë si një alternativë, në qoftë gjerat nuk funksionojnë, për t’u bërë pjesë e Kombëtares A të Gjermanisë.

Ai aktualisht është pjesë e Mainc në Bundesligë, teksa mban edhe rekordin e golashënuaesit më të ri në historinë e klubit gjerman.

“Qëllimi im është të bëhem një titullar i rregullt, nëse Burkardt largohet nga Mainc. Kam folur me klubin për këtë, dhe ata e shohin kështu, dhe unë do të jap gjithçka nga vetja.

Te Shqipëria më kanë kontaktuar dhe tashmë më duan për ekipin kombëtar të të rriturve. Është vërtet një burim krenarie kur ekipi i të rriturve të një vendi të dëshiron.

Dua të tregoj talentin tim në ekipin gjerman U21 dhe të luaj për Gjermaninë sa më gjatë të jetë e mundur.

Nëse gjërat nuk funksionojnë për Gjermaninë në një moment, Shqipërinë e shoh si një mundësi shumë të mirë”, deklaroi ndër të tjera Nelson Veiper.

 

 

ME TE LEXUARAT