Bardha që u bë virale në rrjet pyet Ramën: Ku ta gjej faturën se Muçi s'më dha zgjidhje?

Aktualitet

Bardha që u bë virale në rrjet pyet Ramën: Ku ta gjej

"O Muçi, ku ta gjej faturën, e kam mbledhur në mal!"

Mjafton të lexosh apo dëgjosh këtë fjali për të kuptuar që bëhet fjalë për Bardhën, zonjën e cila është bërë virale përmes një videoje në rrjete sociale, pasi inspektor Muçi i kërkoi të marrë faturë për rigonin që tregtonte në biznesin e saj në Sarandë. 

Bardha prej 35 vitesh është tregtare. E nisën prindërit e saj dhe Bardha e vazhdoi. Ka refuzuar të punojë për bizneset private. Ajo thekson se i pëlqen kjo punë që bën ndërsa i falenderon të gjithë ata që e mbështesin.

Revolta e saj krej natyrale pak ditë më parë i ka ndërgjegjësuar të gjithë. Inspektorit i cili doli rrugëve me urdhër të Edi Ramës, Bardha ia bëri të qartë që s'kishte ku të gjente faturë për rigonin, pasi e kishte mbledhur në malet e Sarandës. Tregtarja që shet produkte çdo ditë u përball me inspektor Muçin për disa minuta, por çdo gjë mbeti e paqartë. Ai, nuk i dha asnjë shembull se si ta merrte me faturë rigonin e malit.

"Jam tregtare që në 1990 dhe më 30 Qershor të këtij viti kam bërë 35 vite që jam tregtare. E kanë filluar prindërit e mi, me ta fillova të punoj, e nisëm me një karrocë, me një makinë më pas dhe kështu u ngrit puna jonë. E kam punën vetëm sepse prindërit më kanë ndërruar jetë.

Dy vëllezërit pësuan infarkt, të dy me bypass. Jam e fortë, pa asnjë shqetësim. Kjo punë më pëlqen, kam patur oferta për të punuar në biznese private, por më pëlqen kjo. Sa i përket videos virale, është gjë e mirë të shkosh në malet e Sarandës dhe të mbledhësh vetë.

Të vish e të më kërkosh mua kupon, është barrë e rëndë. Unë nuk kam çfarë të marr aty ku e këpus gjënë. S'kam kujt t'i marr certifikim që unë e kam këtë gjë të rregullt dhe të sigurt. Mali e sjell çdo gjë të sigurt e të mirë. Nuk kam çfarë të them unë për këtë gjë."-tha Bardha.

Nëse ka një pyetje për kryeministrin Edi Rama i cili ka bërë këtë kërkesë, Bardha foli shkurt. 

"Më trego një model, një formulë, të më thotë, Bardha, kjo është ajo që duhet të bësh. As inspektor Muçi nuk më dha asnjë model"- u shpreh Bardha.

ME TE LEXUARAT