E rëndë në Vlorë, mbytet turistja ukrainase, shpëtohet e bija, plazhi privat ishte pa vëzhgues
Një turiste ukrainase, 44 vjecare, është mbytur në Vlorë, ne nje plazh pa roje nderkohe qe një qytetar ka arritur të shpëtojë vajzën e saj.
Burime nga spitali i Vlores, thone se turistja mberriti aty pa shenja jete ndaj cdo perpjekje per ta kthyer ne jete ishte e deshtuar dhe e pafat.
Plazhi privat në Lungomare ky po pushonin turistët e huaj rezulton se nuk kishte vëzhgues.
Me mberritjen e policise aty jane shoqëruar 6 persona, mes tyre policë bashkiakë.
“U futa në det, i nxora me aq fuqi sa kisha. Ishin shumë thellë në det, mezi arrita t’i kapja. Kur erdhën këtu ishin në gjendje të rëndë”, tregon Fitim Bozheku.
“Ne ky na ndihmon gjithmonë, mos u fusni na thotë -edhe kur futemi ne se jemi një ik të pabindur - na nxjerr.
Ky është hero, hero i ditës, është për të shtrënguar për të dalë në fotografi.”, thonë pushuesit.
“E pamë që kërkonte ndihmë, djali u fut direkt…pastaj u futën plotë të tjerë, për 10 min u sosën në breg, I dhanë ndihmën e parë ata që dinin, i shtypnin i fusnin frymëmarrje”, tregon një pushues.
Plazhi privat ku ndodhi ky incident, nga me te rendat e ketij sezoni, nuk kishte roje bregdetare, një kambanë alarmi kjo, një mungesë e patolerueshme në mes të sezonit, që rrezikon jetën e pushuesve.
Raportimi i meparshem per ngjarjen:
Një ngjarje e rëndë është në plazhin e Lungomares në Vlorë, ku një nënë dhe vajza e saj, të dyja shtetase të huaja, rrezikuan të mbyten në det.
Ato janë nxjerrë nga uji nga pushuesit dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës.
Burime nga spitali bëjnë me dije se fillimisht ato kanë pasur shenja jete, por gjendja e tyre shëndetësore mbetet tepër e rëndë. Të dyja janë futur në intubim.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, nuk ka pasur persona për t’u dhënë ndihmën e parë profesionale.
Pushuesit kanë tentuar t’i ndihmojnë, por mundësitë kanë qenë të kufizuara. Policia dhe shërbimet emergjente kanë reaguar në kohë duke bërë të mundur transportimin e tyre në spital
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në plazhin “Uji i Ftohtë”, kanë rrezikuar të mbyten në det, 2 shtetase të huaja ukrainase (nënë e bijë). Ato janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital, ku ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit.