Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali: Nuk e meritonte një fund të tillë, e varrosën si kafshë...
Një ngjarje e rëndë u regjistrua disa ditë më parë në Itali ku 25-vjeçari shqiptar, Rivaldo Rusi u qëllua për vdekje nga biznesmeni italian, Aurelio Valiante.
Siç dhe raportuan më herët mediat vendase ngjarja u regjistrua në Centola, mbrëmjen e së dielës, ku i riu shqiptar së bashku me një tjetër shtetas u futën në banesën e 60-vjeçarit për ta grabitur.
Por, ky i fundit sapo vuri re prezencën e dy të rinjve në banesën e tij hapi zjarr ndaj tyre. Si pasojë e plumbave, fatkeqësisht humbi jetën Rivaldo Rusi, ndërkohë që i riu tjetër ndodhet në një spital në Napoli në gjendje të rëndë për jetën.
Pas kësaj ngjarje policia shoqëroi Valienten i cili pohoi para karabinierëve se disa persona tentuan që të vjedhin vilën e tij. Në momentin që i pa ai tregoi se mori çiften dhe qëlloi në drejtim të tyre.