Kreu i ARRSH del nga SPAK, i nervozuar shtyn telefonin e gazetares: U mora i pandehur!

Aktualitet

Kreu i ARRSH del nga SPAK, i nervozuar shtyn telefonin e gazetares: U mora i

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentjan Gjyli është paraqitur në SPAK, pasi është marr i pandehur për shkelje e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Kjo është hera e tretë që zyrtari thirret nga Prokuroria e Posaçme. Ai është paraqitur në SPAK edhe në janar si dhe muajin e kaluar.

Gjyli, pasi ka dal nga SPAK, i nervozuar ka shtyrë telefonin e gazetares që tentoi ta pyes dhe tha: 'U mora i pandehur', tha ai. 

Kreu i ARRSH Gentian Gjyli, është thirrur edhe më herët në SPAK ku ka dëshmuar mbi procedurat e ndjekura në tenderët e rrugëve, gjatë kohës që ai ishte numri 2 i ARRSH-së dhe drejtor Evis Berberi, në hetim nga SPAK nën masën e sigurisë 'arrest me burg'.

Gentian Gjyli u emërua drejtor i ARRSH më 28 mars 2024, një javë pas arrestimit nga SPAK të ish-drejtorit Evis Berberi. Evis Berberi, u arrestua me 14 mars 2024 me urdhër të SPAK pasi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

ME TE LEXUARAT