LAJMI I FUNDIT/ Aksident në Gramsh, Fuoristrada del nga rruga, 3 të plagosur

Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në Gramsh, Fuoristrada del nga rruga, 3 të

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Sotirë të Gramshit, ku një makinë fuoristradë me tre persona brenda ka dalë nga rruga.

Të tre pasagjerët kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar fillimisht në Spitalin e Gramshit.

Raportohet se pas marrjes së ndihmës së parë, të plagosurit janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë policia dhe zjarrfikësja, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e të lënduarve dhe menaxhimin e situatës. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet.

ME TE LEXUARAT