"Tregtia ambulante nuk ka taksa..."/ U bë virale në rrjet, tregtarja nga Saranda rrëfen debatin me inspektor Muçin!
Tregtarja ambulante nga Saranda, Bardha Nesturaj e cila u bë virale në një video kur debatonte me inspektorin e zonës të quajtur Muçi, tregon se ka 35 vite që është tregtare ambulante.
Ndërsa sqaron dhe debatin me inspektor Muçin, ku u shpreh se e mira e këtij debati ishte qartësimi i gjërave dhe konkludimi i ligjit që për tregtarët ambulantë nuk ka taksa.
“Muçi më kërkonte në fillim dokumentin e burimit të mallit. Ne këtë furnizim kemi kaq kohë që shkojmë dhe e merrim në fshatra. Janë produkte që i merrnim direkt nga toka. Nuk ke ku merr faturë. Rigonin, çajin e malit, rozmarinën… shkojmë në mal i mbledhim, dhe të sigurojmë edhe kuponin? Është barrë e rëndë! Aty ku shkoj në mal e këpus këtë gjë, kujt t’i marr faturë ose dokument?”,tha ajo.
Çfarë u arrit pas debatit me inspektor Muçin?
“Fatura nuk tregon origjinën e produktit. Duhet të ketë një standard që të përmbajë një formular që të më thotë: emri i bimës, origjina, nga vjen, ku shkon, si shkon, etj. Duhet të jetë një formular që një zyrë duhet ta lëshojë. Dhe kjo, nëse lëshohet, fshatari do të jetë i obliguar ta plotësojë dhe që unë t’i jap garancinë atij që do t’ia shes. Sot e kësaj dite nuk jep produkte me faturë fshatari, vetëm në magazina. Rigonin, çajin e malit e kemi mbledhur vetë.
Është një risi, që e mbledhim në malet e Sarandës dhe e marrim vetë.Si ta gjej një faturë për një produkt që unë e mbledh vetë në mal? Edhe Muçi nuk më dha një zgjidhje për këtë.
Gjithsesi, mendoj se ishte pozitive kur u tregua ligji dhe u lexua shumë mirë e bukur që tregtia ambulante nuk ka taksa, dhe kjo ishte që pas atij debati që u bë në fund doli kjo,” tha tregtarja për Real People.