Loredana flet pa doreza, gjesti që nuk ia fal Egli Takos: Atë që më ka bërë, nuk e fshij dot...

Showbiz

Loredana flet pa doreza, gjesti që nuk ia fal Egli Takos: Atë që

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, në një intervistë me moderatoren Lei Kraja për “Pushime On Top” foli pa filtra për eksperiencën e saj gjatë dhe pas reality show-t, me të cili fitoi pëlqimin e publikut.

Ajo shprehu zhgënjimin nga qasja që disa ish-banorë kanë pasur me të pas “Big Brother VIP” dhe përmendi konkretisht këngëtaren Egli Tako.

Loredana tregon një veprim që nuk ia fal aktores.

“Kam dëgjuar që Egli më ka marrë jastëkun kur kam qenë brenda në Big, i ka hipur me këpucë dhe ma ka vënë sërish te vendi. Këtë gjë që ka bërë Egli, që unë nuk e dija, është diçka që nuk e fshij dot”, tha modelja.

 

ME TE LEXUARAT