LAJMI I FUNDIT/ Stuhia i zë në Liqenin e Pogradecit, babë e bir në rrezik për jetën, ndërhyn policia kufitare

Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Stuhia i zë në Liqenin e Pogradecit, babë e bir

Policia Kufitare ka ndërhyrë me shpejtësi për të ndihmuar dy shtetas, të cilët po rrezikoheshin të mbyteshin në liqenin e Pogradecit.

Babë e bir kishin dalë për të peshkuar me varkë, por për shkak të kushteve të vështira atmosferike, ata humbën kontrollin dhe rrezikuan jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare u angazhuan me mjetin lundrues “Skaf”, duke lokalizuar varkën rreth 1.5 milje larg bregut dhe duke bërë të mundur kthimin e sigurt të dy personave në mol.

Fatmirësisht, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec

Policia Kufitare u shkoi në ndihmë dy shtetasve që rrezikoheshin të mbyteshin në liqen, për shkak të motit të keq.

Shërbimet e Policisë reaguan me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke bërë të mundur lokalizimin dhe kthimin e sigurt në breg të dy shtetasve, babë e bir, që kishin dalë për peshkim në liqen.

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kishte mbërritur një telefonatë për ndihmë nga dy shtetas, të cilët kishin dalë me varkën e tyre për peshkim dhe, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, nuk po mundeshin të ktheheshin në breg.

Menjëherë u angazhuan shërbimet e Policisë Kufitare, të cilat, me mjetin lundrues “Skaf”, lokalizuan varkën rreth 1.5 milje larg bregut dhe bënë të mundur kthimin e sigurt të dy shtetasve në mol. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Qytetarët (babë e bir) falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, dhe fton këdo që ndodhet në nevojë të telefonojë në numrin pa pagesë 112.

ME TE LEXUARAT