Situata serioze e zjarrit në Dukat dhe Karaburun, dalin në terren 3 helikopterë
Në terren kanë dalë 3 helikopterë për ti ardhur në ndihmë zjarrëfikësve që të shuajnë zjarrin në Vlorë, që prej 10 ditësh po dëmton pyje e kullota. Kujtojmë se gjatë këtyre ditëve vetëm një helikopter ka punuar në këtë betejë.
Ka qenë takimi i Komitetit të Mbrojtjes Civile, me në krye Haki Çakon, që bëri të mundur futjen në punë të helikopterëve të tjerë.
Dukati dhe Karaburuni janë zonat në rrezik, pasi flakët vazhdimisht përhapen me shpejtësi.
Ndërkaq, ministri Niko Peleshi nga Orikumi ka kërkuar ndihmë nga vendet fqinje, por kjo nuk do marrë një përgjigje pozitive, duke rikujtuar se kjo situatë është në shumë vende. Turqia, Kosova, Italia janë në luftë me zjarrin.