"Emrin e kisha fiksuar nga Jozi, jo për ndonjë kontribut të madh"/ Dalina Buzi i përgjigjet sërish Loredanës!

Bota

"Emrin e kisha fiksuar nga Jozi, jo për ndonjë kontribut të

Pas reagimit të Loredanës, Dalina fillimisht publikoi dje një përgjigje të shkurtër ku sqaronte se nuk kishte qenë dashakeqe fjalia e saj. Por të nesërmen, me mendje më të kthjellët, ajo reagoi sërish.

Dhe këtë herë, jo vetëm për Loredanën, por mbi të gjitha për një fenomen më të gjerë që ka të bëjë me raportin që brezi i ri ka me “emrin” në publik.

Në një rrëfim personal, Dalina ndau një episod nga viti 2008, kur Vera Grabocka – një ikonë e medias shqiptare – i kërkoi të punonte si skenariste në “Me shumë dashuri”, një program i suksesshëm në atë kohë:

“Në 2008-n, kur unë isha 30 vjeç, kisha qenë në Top Channel, fitova masterin në Londër, pra kisha bërë shumë gjëra. Më bie telefoni rreth orës 5 pasdite, nuk e harroj kurrë. Ishte Vera Grabocka, të cilën unë e kisha adhuruar që 5 vjeç, një nga njerëzit që kam ndjekur më shumë në rininë dhe adoleshencën time në Shqipëri.

E kështu, ajo më propozoi që të punoja në ‘Me shumë dashuri’ ku unë do të isha skenariste. Kur doli episodi i parë, ajo më tha: ‘Dalina e ke emrin te titrat në hyrje, shiko të pëlqen?’ Dhe unë thashë ‘Pse po ma thotë këtë kështu?’ Sepse unë kisha bërë gjëra edhe në Top Channel, skenariste te ‘Star Academy’, kryeredaktore te revista ‘Trendy’. Por ajo u sigurua të ma thoshte që emri im ishte në krye, te emrat kryesorë të programit", shkruan Anabel.

Duke reflektuar mbi situatën me Loredanën, Dalina shtoi:

“Çështja e emrit në media për ne ka qenë shumë e shenjtë, tani nuk është. Loredana ka gjithë të drejtën e saj të reagojë, sepse ajo patjetër ka një emër që është i shenjtë dhe patjetër që nuk i përket Jozit dhe askujt tjetër. Unë atë e thashë si një mama që do të bëjë lidhjen me diçka dhe nuk i kujtohet;

Loredanën e mbaj mend me Jozin dhe Jozi nuk është se ka vlerë më shumë se Loredana, por emrin e tij e ka fiksuar truri më shumë për arsye të caktuara, jo për ndonjë kontribut të madh".

ME TE LEXUARAT