Konsumuan panine me salçiçe dhe brokoli, 1 i vdekur dhe 9 të shtruar në spital në Itali

Bota

Konsumuan panine me salçiçe dhe brokoli, 1 i vdekur dhe 9 të

Në Kozenca të Italisë, një burrë 52-vjeçar nga Kampania ka humbur jetën dhe nëntë persona të tjerë janë shtruar në kujdes intensiv për shkak të helmimit nga ushqimi.

Të prekurit – përfshirë dy 17-vjeçarë, dy gra 40-vjeçare dhe tre persona nën 40 vjeç – kishin konsumuar panine me salçiçe dhe brokoli nga një shitës ambulant në Diamante, vendpushim turistik në bregdetin Tirren.

Viktima u sëmur gjatë kthimit në Napoli dhe vdiq para mbërritjes në spital. Autoritetet shëndetësore kanë nisur hetim epidemiologjik, kanë marrë mostra nga kamioni i ushqimit dhe po kryejnë analiza. Janë raportuar edhe raste të tjera të dyshuara nga e njëjta zonë.

Kryebashkiaku i Diamantes ka kërkuar rezultate të menjëhershme nga hetimet për të marrë masat e nevojshme, ndërsa u ka shprehur solidaritet familjeve të prekurve.

ME TE LEXUARAT